Dr Claire New, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime në Psikologjinë Ligjore në Universitetin Portsmouth, ka intervistuar qindra hajdutë për të analizuar modelet dhe skemat e tyre të vjedhjes.
Keqbërësit thanë që shumë njerëz pa sukses përpiqen të fshehin sendet e tyre me çmim të konsiderueshëm në sirtarët e dhomave të ndenjes dhe dollapët. Gjithashtu në kasafortat e mbyllura që nuk janë të sigurta në dysheme apo mur.
Ata sugjeronin se njerëzit duhet t’i mbajnë gjërat e çmuara të tyre të fshehura në kuti drithërash, pako makaronash dhe kuti lodrash për fëmijë kur largohen pasi këto zona janë si një ‘rregull i pashkruar’ nga hajdutët dhe nuk preken. Gjithashtu këshillojnë të fshehin ndonjë gjë me vlerë në dhomat e gjumit të fëmijëve, të cilat shumë hajdutë e konsiderojnë një zonë pa lëvizje.
Një e treta e ish-hajdutëve tha që ata do të synonin dokumente identiteti gjatë një ndërhyrjeje, duke përfshirë pasaportat, patentat, kartën e kreditit dhe deklaratat bankare, për shkak të ‘vlerës së shoqëruar që mbartin’.
Një ndër shenjat dalluese që dikush është me pushime ishin hedhja e fletëpalosjeve me oferta dhe fatura të ndryshme apo pakot e postës të pa prekura para derës.
Gjysma e ish-hajdutëve të pyetur thanë se dhoma më e mirë për të lënë dritë kur të largoheni është korridori pasi krijon një iluzion më të mirë se dikush është në shtëpi.
Me shqetësuese, ish hajdutët zbuluan se ata mund të kalojnë deri në dy muaj duke parë një shtëpi para se të vidhnin, por do të kalonin vetëm pesë minuta brenda.
Oraret e preferuara të ish hajdutëve ishin pjesa e paradites kur edhe fëmijët janë në shkollë gjithashtu dhe pas orës 3 të natës.