Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pikiata e monedhës së Unionit/ Mbyllen kreditë në euro, transferohen në lekë

19:59 / March 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luhatjet e kursit të këmbimit të monedhave te huaja po bëjnë që bizneset dhe individët t’i mbyllin para kohe një pjesë të kredive në euro duke i zëvendësuar në kredi në lekë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë 3 mujorit të fundit të 2023 janë mbyllur 90 kredi në euro me një shumë prej 4.6 miliardë lekë.

Shifër kjo e cila konstaton tre herë më e lartë se periudha paraardhëse sa i përket ndryshimit të monedhës së marrë hua.

Megjithatë sa i takon kërkesës për kredi nga biznese ato kanë qenë të luhatshme përafërsisht deri në 5% kjo për shkak të likuiditetit.

Sipas madhësisë së bizneseve huamarrja ka qenë kryesisht e bizneseve të vogla dhe të mëdha, dhe më pak i mesmi.

E ndarë sipas sektorëve vlera e kredisë ka shkuar më së shumti për sektorin e turizmit dhe shërbimeve ndërsa financimi për industrinë është tkurrur, i ndërtimit, bujqësisë duket se ka mbetur pothuajse në të njëjtat nivele paraardhëse.

Nga ana tjetër marrja e financimit nga ana e qytetarëve për blerjen e një banese është ngadalësuar gjatë kësaj periudhe.

Referuar të dhënave kredia për blerje banese rezultoi ne 10.1%, 3% më pak se periudha paraardhëse. Shkak për këtë janë bërë çmimet e larta të jetesës dhe shtrëngimi i buxhetit familjar. Nga ana tjetër kredia për konsum është rritur me norma të larta në 10.6%

Megjithatë sipas dokumentit pasja e një kredie në lekë është më favorizuese kjo për shkak se normat e interesit janë më të ulëta sesa për kreditë në euro.

Tjetër faktor është edhe se sistemi bankar të mundëson ndryshimin e monedhës së kredisë pa penalitete.

Euro kredi monedha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.