Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Pinë verë 40 mijë euro shishja”, Artan Fuga: Të korruptuarit me tendera të izolohen nga shoqëria

10:46 / August 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1563189912 artanfuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku Artan Fuga ka shkruar për personat e korruptuar në vendin tonë. Për të, këta jo veç që duhet të përbuzen, por edhe duhet të izolohen nga shoqëria. “Çfarë humbje kohe të kotë që bëjnë në vend të pasurojnë shpirtin! Harxhojnë jetën, për të fituar atë që do t’u marrin me dhimbje edhe po qe se i shpëtojnë SPAK-UT, e SPATËS! Të vdesësh gazit nga keqkuptimet e tyre, nga fakti si e harxhojnë kot jetën e tyre, preh e ambicjeve, iluzioneve, budallallikut. Çfarë përgjegjësie shkolla shqiptare që i ka lënë injorantë në gormarllikun e tyre. Qesh, qesh, qesh”,-shkruan Fuga.

Shkrimi i plotë

Këta të korruptuarit me tendera, me bakshishe, me lloj lloj gjërash që kanë synim pasurimin e paligjshëm, veç të tjerash, duhet jo vetëm të përbuzen, madje të izolohen nga shoqëria, por janë edhe në një keqkuptim absolut. E ka fajin shkolla dhe edukimi për këtë. Mua më vjen keq për ta. Kanë një keqkuptim gjigand të mjerët për jetën dhe vdekjen! Ju betohem.

Kujtojnë se edhe në botën e përtejme do të shkojnë me ato pasuri që kanë mbledhur me grykësi, të vjen t’ja plasësh gazit, po qe se nuk je me inat me ta, kujtojnë se pasuria do t’i mbrojë nga zonja Vdekje që do ua rrëmbejë të gjitha, kujtojnë se leku i vjedhur, grabitur, apo fituar me hilera e poshtërsi, do t’i mbrojë nga sëmundjet, kujtojnë se po të hanë në restorante me çmime në stratosferë, po qe se shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po pinë verë 40 mijë euro shishja do të jenë më të lumtur.

Kujtojnë se ata që i rrethojnë janë miqtë e tyre të vërtetë, hahahahahaha, madje mendojnë se atje ku do të shkojnë do marrin me vete dashnore, rroba firmato, dhe harrojnë se dhe shtëpitë me dyqind dhoma, të fshehura pas gardheve me beton, nuk janë pronësi e tyre, janë vetëm me qira për disa sekonda, se në fund të gjithë do shkojnë atje te ata me lopatë.

Çfarë humbje kohe të kotë që bëjnë në vend të pasurojnë shpirtin! Harxhojnë jetën, për të fituar atë që do t’u marrin me dhimbje edhe po qe se i shpëtojnë SPAKUT, e SPATËS! Të vdesësh gazit nga keqkuptimet e tyre, nga fakti si e harxhojnë kot jetën e tyre, preh e ambicjeve, iluzioneve, budallallikut. Çfarë përgjegjësie shkolla shqiptare që i ka lënë injorantë në gormarllikun e tyre. Qesh, qesh, qesh.

Artan Fuga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.