Kreu i bashksië së Bulqizës Lefter Alla pas publikimit të pamjeve ku konsumonte kokainë në një lokal dhe deklaratës së PD-së për largim të tij ka reaguar duk e quajtur një video të montuar.
Në një prononcim për News 24, Alla thotë se nuk është ai personi në video. “Nuk jam unë personi në video, video është e montuar”, ka thënë ai.
Më herët Ervin Salianji i PD-së kërkoi largimin e tij teksa tha se opinioni publik u trondit nga pamjet.
Lexo edhe- PD kërkon largimin e kryebashkiakut të Bulqizës
Ndërkohë pamjet u publikuan mëngjesin e sotëm në “ABC-ja e mëngjesit” nga gazetari Artan Hoxha.
Lexo edhe- Artan Hoxha publikon fotot e kryebashkiakut duke pirë kokainë