Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pirro Çako më në fund dorëzohet, kush është ‘gruaja’ që e bëri baba për herë të dytë në moshën 55-vjeçare

14:43 / May 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pirro Cako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muzikanti Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë në fshehtësi të plotë. Por miqtë ia kanë nxjerrë sekretin, pasi kanë ndarë me njëri-tjetrin këtë lajm të bukur në jetën e Pirros, madje disa janë habitur, duke qenë se ai ndonjëherë e kishte shprehur hapur se nuk kishte plane për fëmijë tjetër, pas Anthonyt.

Por ja që ‘kurrë mos thuaj kurrë’ vlen të përmendet dhe në rastin e kantautorit, i cili ka qenë shumë produktiv në muzikë, duke qenë se sapo ka publikuar krijimet e tij të albumit ‘Çelu’ të Elvana Gjatës.

Ky titull i shkon përshtat edhe momentit të tij të jetës, pasi është bërë baba për herë të dytë në moshën 55-vjeçare i djalit që e ka pagëzuar me emrin Amadeus. Partnerja e tij ka sjellë në jetë pak javë më parë djalin e tyre, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tij, raporton Panorama.

Çifti u fotografua nga paparazzi i “Panorama Plus” në maj të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Të kombinuar në veshje dhe shumë të lirshëm, në foto ata dukeshin se vërtet janë bërë për njëri-tjetrin.

Historia e tyre u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.

Mësohet se ajo punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai. Për jetën private Pirro kishte kohë që nuk fliste, por vendosi të thoshte dy fjalë në programin ‘E diela Shqiptare’.

Vajza, e cila flitet se punon pranë një Gjykate në Tiranë, ishte miqësuar në shoqërinë mes artistësh të Pirros, ku përveç familjes së Gjebresë, ishin edhe Juliana Pasha me bashkëshortin, Altin Llakajn, çifti Venera Lumani e Lind Islami, Olsi Bylyku etj. Kjo nënkuptonte se Pirro e merr gjithmonë me vete të dashurën në festat ku zgjedhin të shkojnë çift.

Pirro Çako
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.