Bëhet fjalë për një 51 vjeçar shqiptar, i cili u ul dje në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Volosit, i akuzuar për drejtimin e automjeti pa patentë dhe vozitje në mënyrë të rrezikshme.
Mjeti që drejtonte shqiptari ishte përplasur me një makinë tjetër duke shkaktuar dëme materiale, ngjarje e ndodhur rreth orës .40 të mëngjesit të së dielës së kaluar në qendër të Volosit.
Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me gjithsej 14 muaj burg, me një dënim me kusht tre vjet dhe me gjobë deri në 1200 euro. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve L. Byron dhe Metamorphosis, dhe 51-vjeçari pretendoi se po shkonte për peshkim. Ai ishte i papunë duke deklaruar se ishte shqetësuar nga tërmetet në Shqipëri.