Kryetar i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar ndaj deklaratave të PD që mbronte Sali Berishën e kallzuar penalisht në prokurori.
Ndreu akuzon Berishën për falsifikimin përmes videove të të vërtetave në këtë situatë koronavirusi, me qëllim përhapjen e panikut tek qytetarët.
“PD i thotë Ramës, nuk mund ta futësh në karantinë të vërtetën duke mbrojtur kështu Berishën. Dhe e vërteta na qenka vidio me mjekët iranianë që Berishës i duken si shqiptarë dhe vidio e para 6 vitete e spitalit të Kukësit pa ujë që Berishës i ngja si sot !
Me falni por këtyre ju ka ra damllaja se Covid-19 është mall…
Prandaj nuk e dinë ca quhet e vërtetë dhe e genjeshtërt me…! Zot na ruj se këta janë me virus në tru!”, shprehet Ndreu.