Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pjerin Ndreu rrëfen jetën e tij pas zyrtarizimit si kandidat për Lezhën: Nuk ka qenë e lehtë

21:11 / March 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pjerin Ndreu e1515263383761
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për Bashkinë Lezhë, për zgjedhjet e 30 qershorit, ka rrefyër jetën e tij.

Në një postim në Facebook, Ndreu thotë se ka pasur një jetë të vështirë pasi është lindur në fshat. Më tej ai tregon se gjithmonë ka qenë i sulmuar, por sërish nuk është  rrëzuar.

“Sot dua ti them gjithkujt, atyre qe me duan dhe qe sme duan qe une do ec para pa u ndalur. Frymezimi qe kam i kapercen injorantet e rrjeteve sociale. Alternativa e llumit e ka vendin ne plehra. Aleanca me njerezit e ndershem eshte motivi qe me mban dhe me thote ate qe duhet te bej. Mos mendoni se jam i dobet dhe bie kollaj. Koha e ka tregu kete me se miri”, shkruan ndër të tjera deputeti i PS.

Sot socialistët kanë mbledhur kongresin ku janë konfirmaur disa nga kandidaturat për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Përveç zyrtarizmit të Ndreut si kandidat për Lezhën, u konfirmuan: Dritan Leli, Majlinda Bufi, Sotiraq Filo, Armando Subashi. Për herë të parë u prezantua kandidatura e Gledjan Llatjas në Elbasan, ndërsa mbeti pezull figura e Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit.

POSTIMI I PLOTË

Te nderuar miq dhe te dashur !

Ju falenderoj pafund per sms e shumta qe me keni nise ne mbeshtje per fjalen ne Kongres.Jam krenar qe kam kaq shume miq qe nuk me keni zhgenjyer kurre.

Dua tu them se jeta ime nuk ka qene afalt. Vendi ku u linda eshte nje fshat,shtepia eshte ne buze te nje humnere. Po si nje prej femijeve te nje nder me te mirave shtepi ne veri, ate te Jakajve te Gojanit Te Vogel jam mundu qe te jem ne lartesine e emrit te saj. I dua dhe kam mirenjohje per gjithe djemt e vajzat e saj shtepie fisnike qe me kane dhene moralin, edukaten, frymezimin dhe nderin ti perfaqesoj.

Jam shkolluar e kam punuar gjithe jeten me devotshmerine me te madhe dhe kam arrite shume ne jete. S’me kane munguar kurre guret nen rrota dhe zmirexhinjte apo dashakeqet. Nuk ju kam bere keq kurre, megjithese kam pase aresye ta bej. Kam kaluar veshtiresi pafund ne karriere, por kurre nuk kam deshtuar, kurre nuk jam kthyer pas.

Atehere nuk kishte vemje me profile ne rrjete sociale qe nen efektin e gotes se rakise dhe te militantizmit te semure partiak, jane gati te tregojne paturpesisht injorancen e tyre me komente fyese e banale, por gjithsesi jane munduar te me pengojne, paragjykojne dhe penalizojne. Por une ja kam dale ne situata me te veshtira ku rrezikohej dhe jeta !

Sot dua ti them gjithkujt, atyre qe me duan dhe qe sme duan qe une do ec para pa u ndalur. Frymezimi qe kam i kapercen injorantet e rrjeteve sociale. Alternativa e llumit e ka vendin ne plehra. Aleanca me njerezit e ndershem eshte motivi qe me mban dhe me thote ate qe duhet te bej. Mos mendoni se jam i dobet dhe bie kollaj. Koha e ka tregu kete me se miri.

Ndaj ju them se ashtu si gjithmone mes ferrave e pengesave ne do ja dalim .Koha e maskarenjeve po iken. Eshte koha e punes dhe e sipermarrjeve te rendesishme. Ndaj besoj se shprehja e famshme, The best is yet to come, eshte aktuale dhe motivi per te realizuar ate qe kemi nisur, me ekipin e mrekullueshem te partise socialiste te Lezhes. Respekt e mirenjohje per gjithkend qe do behet pjese e kesaj rruge pa kthim qe njeh vetem fitore.

Ne nuk fleme, ne punojme..!

Lezhe pjerin ndreu zyrtarizimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.