Mëngjesin e kësaj të enjte, katër minatorë të cilët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit, kanë mbetur të plagosur.
Mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qaf Buall – Krastë. Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.