Të tjera incidente shënohen sërish në minierat shqiptare. Pavarësisht deklarimeve të zyrtarëve për forcim të masave dhe për rritjen e sigurisë në punë, ende punonjësit e nëntokës vijojnë që të jenë të rrezikuar nga incidentet në vendin e punës, ku për fat të keq nuk kanë munguar as humbjet e jetëve.
Ditën e sotme, në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës në galeri janë dëmtuar shtetasit A.S, dhe Sh.S, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Tiranë, e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e zbardhjen plotë të rrethanave të ngjarjes.