Janë arrestuar nga policia italiane në Venezia dy shqiptarë, pasi kanë plagosur me armë zjarri një 25 vjeçar me origjinë shqiptare në tentativë për ta vrarë. Në pranga kanë përfunduar L. Disha, 46 vjeç dhe A. Gjoka, 32 vjeç, të akuzuar për vrasjen në tentativë të bashkëkombësit të tyre me iniciale D.E.
Mediat vendase shkruajnë se dy shqiptarët e arrestuar, pasi kanë qëlluar me armë në pjesën e trupit të riun, e kanë futur atë në makinë dhe e kanë hedhur në lumë duke menduar se ka vdekur. 25-vjeçari ka arritur të dalë në breg dhe ka kërkuar ndihmë. Ai është shtruar në spitalin San Dona. Dy shqiptarët akuzonin bashkëkombësin për vjedhjen e kokainës së tyre, por 25-vjeçari ka mohuar se ka lidhje me zhdukjen e saj.