Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur 10 ditë më parë jashtë një dyqani në Neapoli të Selanikut, ku një burrë me origjinë shqiptare është plagosur rëndë me armë zjarri. Sipas raportimeve, viktima është qëlluar në bark dhe është shtruar në spitalin e qytetit, ku pas 24 orësh qëndrimi, ai ka dalë nga spitali.
Dy shqiptarë, një 26-vjeçar dhe një 40-vjeçar, të dy me precedentë penalë për grabitje dhe drogë, janë akuzuar si të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Ngjarja duket të ketë lidhje me trafikun e drogës, ndërkohë që 40-vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Selanik për akuzën e tentativës për vrasje dhe bashkëpunim në këtë akt.
Autoritetet kanë nisur kërkimin për 26-vjeçarin, i cili dyshohet të jetë autori i sulmit.