Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Durrës.
Bëhet fjalë për të riun me iniciale A.H., i cili dyshohet të jetë vetëplagosur aksidentalisht.
32-vjeçari gjithashtu është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit’, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje”, njofton Policia.