Një tjetër ngjarje ku është përdorur arma është regjistruar këtë mëngjes në Laç. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Besim Zeneli. Ende nuk duhet gjendja e tij shëndetësore, por është dërguar më urgjencë te spitali i Traumës.
Bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona.
Besim Zeneli nga fshati Shullaz i Kurbinit ishte pranë dyqanit të tij që ndodhet në autostradë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.