Policia e Kurbinit ka arrestuar sot 17-vjeçarin, i cili dyshohet se pas një konflikti të çastit në ambientet e gjimnazit, ka plagosur me armë zjarri në këmbë një tjetër adoleshent.
Adoleshenti u gjet pas kontrolleve të ushtruara nga autoritetet policore brenda një banese të braktisur në Kurbin, ndërsa Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I plagosur mbeti një nxënës 15-vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.