55-vjeçari Adriatik Bodini që plagosi me thikë bashkëshorten e tij Mirjana Bodini, vijon që të jetë ende në kërkim. Ngjarja pasditen e së hënës në lagjen nr.4 në Sarandë.
51-vjeçarja mori një plagë në bark, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, u transportua në Vlorë për trajtim më të specializuar. Ajo nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të treguar shkakun e ngjarjes.
Dera e ballkonit të banesës në katin e tretë të pallatit pesë katësh ku jeton familja Bodini ishte edhe sot e hapur. Gjurmët e gjakut të 51-vjeçares kanë ngelur edhe sot nëpër shkallët e pallatit.
Banorët e lagjes tregojnë se janë një familje e qetë dhe se janë të hapur për atë që ka ndodhur. Një banorë tha jashtë kameras tha se gruaja njihej si person problematik në lagje, veçanërisht me fëmijët. Çifti Bodini janë prindër të një djali. Adriatik Bodini punon në ndërtim, dhe aktualisht merret me punime ndërtimi në Piqeras.