Këtë të martë, Gjykata e Lushnjes do të japë masën e sigurisë për Orgest Xhelilin, i cili akuzohet për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij, Gazmend Bullari. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit, para të cilëve ka pranuar autorësinë e plagosjes. Për të pushimi nga puna ka qenë pikënisja e konfliktit.
Gjithçka ka ndodhur në momentin kur kryebashkiaku po futej për në zyrën e tij. Xhelili i ka dalë para dhe i ka sharë e ofenduar dhe si kryefjalë të zënkës së tij ka pasur largimin e punës, që kishte ndodhur rreth 1 viti e gjysmë, por që 46-vjeçari nuk e kishte harruar.
Sipas dëshmisë së të plagosurve, ata janë përpjekur ta qetësojnë, por në momentin që kryebashkiaku Kokoneshi ka kthyer kurrizin për t’u larguar, Xhelili e ka goditur dy herë me thikë pas shpine, duke e prekur në shpatull dhe brinjë.