Është arrestuar autori i plagosjes së 33-vjeçarit mbrëmjen e sotme në dhomën e një hoteli në Ksamil. Polica njofton se është arrestuar Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.
Më tej blutë e Sarandës bëjnë me dije plagosja ka ndodhur nga pakujdesia. 33-vjeçari që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai jeton në Itali dhe kishte ardhur me pushime në Ksamil.
“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar.
Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes.
Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia.
Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.