Aleko Myrtollari, 46-vjeçari që plagosi me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollarin u dorëzua mbrëmë në Policinë e Korçës. Ai ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten ka ndodhur për shkak se ajo sipas tij, nuk ka dashur të punojë. Sipas dëshmisë së Myrtollarit, ai i ka kërkuar bashkëshortes që të kërkojë punë, ndërsa ajo, sipas tij nuk ka pranuar të punojë duke kërkuar që të punojë vetëm bashkëshorti për të mbajtur fëmijët dhe familjen. 38-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Postime te ngjashme
Add A Comment