53-vjeçari shqiptar Hysen Aliko, i cili akuzohet për plagosje të ish-gruas së tij, e priti i përlotur vendimin e gjykatës, e cila e dënoi me 16 vite burg.
Ndërkohë, shqiptari është dënuar dhe me një gjobë prej 50 mijë eurosh, ndërsa në sallën ishte ish-bashkëshortja e tij.
“Kërkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar të gjithë familjarëve. Nuk e di se çfarë më ndodhi atë natë. Në një çast humba gjithçka: familjen, dashurinë për të dashurit e mi dhe lirinë”.
53-vjeçari u arrestuar me akuzën e vrasjes në tentativë, lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.