Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit në Kamëz.
40-vjeçari Marilen Jata u qëllua në këmbë nga persona të panjohur dhe më pas u dërgua në spital ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, policia mundi të identifikojë 36-vjeçarin Fatmir Frroku si autor të ngjarjes, i cili është shpallur në kërkim.
Uniformat blu bënë të ditur se shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive të dobëta.
