Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë në Mëzez ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar.
Sipas policisë është shpallur në kërkim autori me akuzën “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ndërkaq, në kërkim janë shpallur dhe dy të tjerë për përkrahje të autorit të krimit.
Lexo edhe- Të shtëna me armë në Tiranë, raportohet për të plagosur
“Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”,njofton policia ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.