Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pasditen e kësaj të diele në fshatin Shtiqen të Kukësit, ku mbeti i plagosur shtetasi 46-vjeçar Festim Axhami.
Burime për mediat bëjnë me dije se Axhami u plagos pas një konfliktit që pati me bashkëfshatarin e tij, për ndërtimin e një kanali. Mësohet se autori i ngjarjes, Emerli Murtati, 56-vjeç kundërshtonte ndërtimin e kanalit vaditës nga ana e 46-vjeçarit.
Pasi e ka qëlluar me pistoletë, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja me automjetin e tij, por është kapur më vonë nga uniformat e policisë. Nga pamja e mëposhtme e siguruar nga mediat shihet dhe vendi i ngjarjes.