Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

11:18 / January 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7073
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia dhe grupi hetimor kanë bërë të ditura detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 27 janar, në lagjen Kodër Shijak, ku një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, incidenti ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që lidhet me një femër. I plagosuri, shtetasi D. Ç., 45 vjeç, është dhunuar fillimisht fizikisht nga dy kushërinj, D. F., 35 vjeç, dhe I. F., 38 vjeç, para se të qëllohej me armë.

Hetimet paraprake bëjnë të ditur se konflikti ka nisur pasi D. Ç. dyshohet se kishte ngacmuar një vajzë, e cila ishte në një lidhje me shtetasin D. F. Ngjarja u agravua, pasi vajza po merrte mesazhe të përsëritura nga D. Ç., të cilat ajo i fshinte për të shmangur përplasjen e 45-vjeçarit me partnerin e saj.

Sipas burimeve hetimore, pasi D. F. kërkoi të mësonte se kush po i shkruante të dashurës së tij, ai u informua mbi identitetin e D. Ç. Pas kësaj, D. F. së bashku me kushëririn e tij I. F., janë drejtuar drejt banesës së D. Ç., ku e kanë sulmuar fizikisht me grushte dhe shkelma.

Në vijim të dhunës, sipas hetimeve, ata i kanë drejtuar pistoletën D. Ç.-së, fillimisht në kokë dhe më pas në brinjë, duke e qëlluar një herë dhe duke e lënë të plagosur rëndë. I plagosuri fillimisht është transportuar në Spitalin e Durrësit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, dy kushërinjtë D. F. dhe I. F. janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kontrolle intensive për kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Policia kishte njoftuar më herët se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 27 janarit, rreth orës 22:30, duke bërë të ditur se i dyshuari për plagosjen janë dy kushërinjtë e moshës 35 dhe 38 vjeç.

detaje kushurinjtë plagosja shijak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.