Një 21-vjeçar nga Puka ka mbetur i plagosur me armë zjarri, gjendja e tij është kritike.
Nga të dhënat e para rezulton se i plagosur ka mbetur Petrit Biba, 21 vjeç. Ngjarja e rënda ka ndodhur në fshatin Kaftall. Policia dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka detaje mbi rrethanat e plagosjes së të riut.
