Për Izet Haxhinë do të marren masa të posaçme sigurie në burg.
Këtë ka deklaruar ditën e sotme akovati i tij, Idajet Beqiri i cili ka theksuar se që pas aksidentit që ndodhi në datë 9 tetor 2019 institucionet përkatëse, kanë marrë një serë masash në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së Izet Haxhisë dhe të fejuarës së tij Eriona Paruca.
“Janë marre masa të posaçme sigurie në Burgun 302 ndaj Izet Haxhisë. Thuajse ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin, me të fejuarën e tij, gjatë komunikimeve telefonike etj”, ka thënë avokati Beqiri.
Haxhia pritet të fitojë statusin e të mbrojturit të drejtësisë sepse aksidentin në të cilin u përfshi, ai e konsideroi një tentative eliminimi.