Fituesin e “Big Brother 1” Arbër Cepani, dhe fituesen e Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj, përveç fitoreve në jetë, i lidh edhe dashuria.
Ata po shijojnë prej më shumë se një viti romancën e tyre ndërsa së fundmi Arbri ka treguar paksa mbi lidhjen e tij me Arnitën dhe për planet e së ardhmes.
Gjatë një interviste në “Part Time” ish-banori BB1, foli edhe për planet për dasmë megjithatë, si natyrë e rezervuar që është, nuk preferoi të japë shumë detaje.
Biseda:
Pyetje: Më mirë i suksesshëm dhe single apo dështak me 5 fëmijë?
Arbër Çepani: Pse një rrugë të mesme nuk ka?
Pyetje: Zgjidh të lutem shpejt e shpejt.
Arbër Çepani: Do të jap një përgjigje që do më adhurojnë gratë nga shtëpia. Më mirë me 5 fëmijë se kur e 5 fëmijë do të thotë që s’je dështak, se ke bërë 5 trashëgimtarë, ke ngritur një familje.
Pyetje: Sukses i madh është.
Arbër Çepani: Të pëlqeu? Pastaj kur të fike kamerat do të them më mirë i suksesshëm.
Pyetje: Ka një vit që ke bërë publike lidhje me Arnitën, kur do martoheni dhe sa fëmijë do bëni?
Arbër Çepani: Do na bësh dasmën ti, që po më pyet?
Pyetje: Po patjetër që do të jem prezente, me gjithë dashurinë.
Arbër Çepani: E rëndësishme është që duhemi shumë, e rëndësishme është që kemi gjetur fort njëri-tjetrin dhe pastaj sigurisht gjithë të tjerat do vijnë në mënyrë të natyrshme.
Pyetje: Thua po ndodh ajo që mezi e kemi pritur Arbër? Që ti më në fund të rehatohesh?
Arbër Çepani: Jam i rehatuar.
Më herët Arbri ka treguar atë dhe partneren e tij i ka bërë bashkë profesioni dhe ambientet e përbashkëta që frekuentonin, ashtu si edhe dashuria për gjërat e bukura.
“Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…”– u shpreh Arbri, i cili, duke u munduar ta anashkalonte temën, e mbylli duke thënë: “Nuk e kam me vete zonjushën, por ju puthim virtualisht.”
Kanë kaluar mbi 10 vite nga fitorja e Arbrit në reality shoë, dhe që atëherë ka qenë pjesë e televizionit, kauzave sociale, ndërkohë që arritit të ngrejë rrjetin e tij të biznesit.