Çështja e emigracionit të paligjshëm në Britaninë e Madhe, është kthyer në një problem serioz, ku pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë. Ministrat janë duke hartuar në këtë mënyrë një plan, i cili parashikon kthimin e menjëhershëm të emigrantëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve pasi hyjnë në Britani kërkojnë azil.
Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.
Emigrantët shqiptarë do të kthehen brenda disa ditësh pas në vendin e tyre që të mos kenë kohë që të kërkojnë azil, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt dhe emigrantët nga ky vend nuk mund të përfitojnë statusin e azilantit, vetëm në raste shumë të veçanta.
Ligjet aktuale parashikojnë se kur emigrantët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuara ata duhet të vendosen nëpër hotele, por kjo nënkupton shpenzime të mëdha nga paratë e taksapaguesve britanikë.
Këtë të mërkurë është media britanike ”The Guardian”, e cila flet për shqiparët dhe rrugën e emigrantëve. ”Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit të Britanisë së Madhe për kalimet në Kanalin Anglez”,-është titulli i shkrimit, ku nënvizohet se ”burime qeveritare në Tiranë thanë se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me varkat e vogla kishin dështuar, duke i lënë ata të vepronin në errësirë”.