Jo vetëm në Shqipëri ka pasur lajme për vrasje të politikanëve, por një atentat që do kryhej ndaj politikanëve në Kosovë është arritur të zbulohet nga shërbimet sekrete të vendeve partnere. Në shënjestër ka qenë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe disa deputetë të kësaj partie. Media Nacionale raporton se në listën e ekzekutimeve ka qenë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu.
Zbulimi i këtij atentati është bërë përmes përgjimit të një grupi shqiptarësh nga ana e policisë gjermane, ndërsa mësohet se ata kanë qenë duke folur mbi realizimin e disa vrasjeve të figurave politike në Kosovë.
Fillimisht u raportua se në listë ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetët Avduallah Hoti, ish kryeministër, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, por gazeta Nacionale ka mësuar se bëhej fjalë edhe për varjen e Memli Krasniqit dhe Ganime Musliut.
Plani për ekzekutimin dyshohet se është bërë nga një shqiptar i Kosovës, i cili jeton në Belgjikë. Ai ka qenë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera dhe në përgjime policia ka arritur të zbulojë planin për të vrarë politikanët e Kosovës.