Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plarent Ndreca: Ngërçi në PD, faji i Berishës

23:05 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Plarent Ndreca është i mendimit se shkaktari kryesor i krizës në Partinë Demokratike është Sali Berisha. Berisha, thotë ai në “Top Story”, dha dorëheqjen nga drejtimi i së djathtës në vitin 2013, por kurrë nuk u largua vërtet.

“Fatkeqësisht problemi fillon në 2013, kur Sali Berisha nuk iku nga politika. Bëri një lëvizje gjasme dhe nuk e lejoi PD-në të kishte garën e duhur. Basha nuk arritur dot të shkëputej nga hija e Sali Berishës, problemi kryesor është Berisha. Ka qenë aty gjatë gjithë kohës. Dhe vazhdon të jetë aty dhe vazhdon t’i imponohet PD-së”.

Sipas tij, ish-kryeministri e drejton PD-në në mënyrë diktatoriale.

Sot, shton Ndreca, politika vuan nga paaftësia për të gjetur lider, pasi si ofertë të saj për lider ka pikërisht Berishën, që drejton PD-në në mënyrë diktatoriale. PD-ja ndodhet ende në një krizë edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, pasi Grupi i Rithemelimit akuzon Alibeajn si vijues të lojës së Edi Ramës dhe Bashës për të përçarë PD-në.

Nga ana tjetër, Alibeaj nuk pranoi që Berisha të ishte pjesë e mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, por ky i fundit nuk e zbatoi urdhrin dhe u bë pjesë e tavolinës në selinë blu. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të martën u shoqërua me debate mes mbështetësve të Berishës dhe Alibeajt. Berisha gjithashtu i kërkoi Alibeajt që të jepte dorëheqjen duke u shprehur për mediat se do ta ndjekë fati i Bashës.

Në mbledhje nuk mori pjesë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, si edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Belind Kelliçi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferri, Bujar Leskaj dhe Agron Shehaj.

ngerci PD Plarent Ndreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.