Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas debati mes Kadias dhe Dumës: “Frymëzoheni ju nga perëndimi dhe vini na tregoni këtu vlerat politike”

22:35 / May 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unnamed file 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ftuar në emisionin “Open”, zv.ministri i Financave Besart Kadia dhe deputetja demokrate Grida Duma patën diskutime në lidhje me faktin nëse është e moralshme nga qeveria që të lejojë turistët rusë të vijnë në vendin tonë, ndërkohë që presidenti ukrainas Zelensky kërkoi limitimin e tyre, si një formë “ndëshkimi” ndaj Moskës.

Kadia pyeti nëse ishte e moralshme që t’i kërkohej hotelierit shqiptar i cili ka marrë tashmë paradhënie për një prenotim nga një familje normale ruse, të kthejë paratë.

Grida Duma bëri ironi duke thënë se shkohet deri aty sa të mendohet se turistët rusë kur të largohen nga pushimi në Shqipëri do të jenë aq të frymëzuar sa do të kthehen në vendlindje e do të rrëzojnë presidentin e tyre.

Ironi të cilës Kadia iu përgjigj se ishte njëlloj siç Duma dhe të tjerë frymëzohen nga vlerat politike kur udhëtojnë në perëndim.

Besart Kadia: Qytetari rus dhe ai shqiptar pse duhet të vuajnë për diçka që nuk e kanë zgjedhur. Thatë që Putin është autokrat dhe nuk e ka votuar njeri. Ç’faj ka qytetari rus dhe hotelieri shqiptar që para lufte një familje ruse ka prenotuar tani të kërkojmë të kthejë lekët e prenotimit. Ku është peshorja morale këtu. Ne po i marrim lekë rusëve, nuk po i japim para që të financojnë luftën.

Grida Duma: Balanca ekonomike është e ndryshme sepse ne po i japim me drithin. Ka vende në të cilat qytetarët rusë kanë bërë investime me vlera deri në 227 bilion dhe sërish investimet e tyre ndërpritet dhe janë bllokuar vizat gold, përballë mbrojtjes së parimeve të demokracisë.
Kur BE bëri marrëveshjen e çelikut dhe qymyrit, kishin faj qytetarët gjermanë? E pësoi edhe gjemani i thjeshtë, sepse janë pasoja të luftës tejkalojnë të drejtat e individit. Ju arrini deri aty sa thoni kur të kthen nga pushimet në Shqipëri, qytetarët rusë do të ndërgjegjësohet dhe do të kërkojë rrëzimin e Putinit.

Besart Kadia: Edhe ju kur shkoni në perëndim shihni si janë vlerat politike dhe perëndimi dhe kur vini këtu tregoni si është atje. Siç jeni frymëzuar edhe ju kur shkoni në Itali dhe në vende të tjera, ashtu do të frymëzohen ndoshta edhe ata.

Grida Duma: Nuk jam frymëzuar kurrë nga vlerat ruse. Nga letërsia ruse po.

besart kadia grida duma turistet ruse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.