Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas debati mes Lubonjës dhe zv/ministrit të Financave: “O Besart, mos më nervozo”

22:28 / June 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lubonja kadia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debate të forta ka pasur mes analistit Fatos Lubonja dhe zëvendës ministrit të Financave Besart Kadia, ndërsa po diskutohej për rritjen e çmimeve në vendin tonë. Në emisionin “Open” Lubonja analizonte situatën në vend dhe varfërinë, ndërsa Kadia duke e ndërprerë vazhdimisht, i përgjigjej duke i thënë se nuk ka krizë në vend por rritje çmimesh.

Debati vijoi më tej, kur Kadia i kërkoi Lubonjës që të mos diskutonte problematika që lidheshin me tema të tjera, por të fokusohej tek çmimet. Lubonja paralajmëroi se nëse do vijonte ta ndërpriste do linte studion.

Pjesë nga debati

Kadia: Të flasim për çmimet

Lubonja: Ti do më kufizosh mua debatin? Do më thuash për çfarë të flas.

Kadia: Sfida është botërore, ju thash që Irani kanë halle shumë të mëdha, më thatë s’më intereson.

Lubonja: Ky nuk do të dëgjojë, ti bën zhurmë që mos dëgjojë as publiku. E di si është problemi yt?

Kadia: Unë s’kam asnjë problem

Lubonja: Po ja më dëgjo se mos ndoshta ke ndonjë problem…

Kadia: Pa qenë me fakte…

Lubonja: Ore e kupton ku e kisha fjalën unë? O Besart, o Besart, o Besart deri sa të pushon mos më nervozo… ta thash historinë e Iranit me idenë që në një vend, dhe sot ajo që po ndodh në Ukrainë, lufta, të lutem mos më hy te Ukraina, se po e jap në përgjithësi, ka lidhje…. ju nëse nuk doni të dëgjoni të bëni ato që keni bërë, ta thash se në kuptimin në Shqipëri janë bërë politika, që shqiptarët ose nuk prodhojnë, ose merren me kanabis…

Kadia: Po ç’është kjo, ky nga e merr rrogën o vlla? Punon!

Lubonja: Po mirë mo unë mendoj kështu, ti kur të mbaroj më thuaj ti Fatos e merr rrogën këtu, ti aty tani mos të bëjmë ndryshe, të lë studion, ti ke ardhur për të bërë zhurmë, je dhe djalë i ri s’ke as respekt, po rri o mos ndërhy kështu. Mos më ndërpre se ndryshe iki dhe lë studion Je dhe djali i ri nuk ke respekt!

Kadia: Do ju dëgjoj me vëmendje

Lubonja: Ti i di shumë mirë këto që të them unë por nuk të interesojnë, tashi muhabet kot

Eni Vasili: Të fus pak publicitet të qetësohemi pak?!

Lubonja: Po fute ca të them, se s’më ka ndodhur më parë kjo.

besart kadia Debat Fatos Lubonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.