Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur pas takimit prej 9 orësh me diplomatët e huaj dhe anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Mirëpo një ‘incident’ i vogël ka ndodhur me gazetarët, të cilët prej orësh prisnin me padurim detaje nga takimit. Sapo Kim ka nisur që të flasë, gazetarët i kanë drejtuar mikrofonat.
Por disa prej tyre i kanë mbajtur shumë lart, duke shkaktuar të qeshura tek vetë Kim.
“Siç e shihni jam e shoqëruar nga Soreca dhe ambasadori Norman *qesh, nuk jam aq e gjatë,”- tha Kim.
Po çfarë ndodhi sot?
U deshën 9 orë takim ‘kokë më kokë me diplomatët e huaj që palët të gjenin gjuhën e përbashkët. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe diplomatët e tjerë kanë paralajmëruar një tjetër takim nesër.