Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Po ashtu policia bën me dije se, 58-vjeçari ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes të së vëllait, e cila është paraqitur me urdhër mbrojtje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç, banues në Korçë (vëllezër) pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Gjithashtu shtetasi S. Z., dyshohet se ka dhunuar fizikisht edhe kunatën e tij (bashkëshorten e V. Z.), e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
