Seanca e Kuvendit e cila vijon prej orësh është shoqëruar me debate mes kryetarit Gramoz Ruçi dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni.
Ruçi ka përjahstuar nga seanca deputetin e opozitës së re. Teksa ky i fundit po fliste sipas tij për dështimin e Reformës në Drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryeparlamentari ndërpreu fjalën. Sipas Ruçit, Gjoni ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.
Mirëpo, deputeti nuk i është bindur urdhërit të Rucit dhe pas disa paralajmërimeve kryeparlamentari e ka përjashtuar nga seanca plenare.
“Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private”, është dëgjuar Ralg Gjoni t’i drejtohet kryetarit të Kuvendit, pasi ky i fundit e përjashtoi.