Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plas në PD/ Sula e goditi me dosje, Çollaku: As në ’97-ën nuk do e kisha imagjinuar një situatë të tillë

11:26 / November 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1699610786 kreshnikollaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike së vulës, Kreshnik Çollaku doli në një deklaratë për mediat pas përplasjes fizike që pati me deputetin demokrat e Rithemelimit, Dashnor Sula në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ai e cilësoi përplasjen si një incident të turpshëm duke deklaruar se ngjarja e sotme turpëron çdo deputet të parlamentit.

”As në ’97-ën e tmerrshme kurrë nuk do e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situatë të ngjashme me atë që u ndodha sot. Unë kam marrë pjesë në një mbledhje të komisionit që drejtohet nga opozita nga kryetarja Jorida Tabaku, i ftuar nga kjo e fundit. Shkova të marr pjesë në mbledhje, u gjenda në sallë me një situatë surprizë.

U ballafaqova me një ngjarje e cila më turpëron si qytetar i këtij vendi, si anëtar i PD, si deputet. Në një sulm të pakuptueshëm verbal që pastaj përfundoi me goditje fizike, një ish-kolegu im realizoi një skenë që turpëron çdo deputet të këtij parlamenti.

Unë e kuptoj se ka një vullnet për të heshtur opozitën, ka një aleancë për të heshtur siç ndodhi në seancën për rezolutën e Kosovës. Shqetësimi im është sesi mund të degradojë deri në këtë nivel jeta parlamentare. Kushdo duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë pasojë e së cilës rashë viktimë unë”.

Lexo edhe https://tirananews.al/debate-mes-deputeteve-te-pd-se-dhe-te-ps-se-buxhetin-e-trajnoni-sot-si-bakllava-dhe-neser-si-hallve/

Lexo edhe https://tirananews.al/video-sherr-mes-collakut-dhe-sules-ironizon-brace-dhune-mbi-cdo-deputet-edhe-te-partise-se-tyre/

Lexo edhe https://tirananews.al/demokratet-po-rrihen-mes-tyre-collaku-sules-do-bej-kallezim-penal/

Lexo edhe https://tirananews.al/servil-legen-debat-mes-demokrateve-collaku-dhe-sula-gardistet-shmangin-perplasjen-fizike/

Kreshnik Çollaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.