Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan, ku një i ri ka mbetur i plagosur me thikë.
Mësohet se 20-vjeçari me iniciale A.D., është plagosur nga një person i paidentifikuar gjatë një sherri për motive të dobëta në lagjen “5 Maji” të qytetit.
I riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.