Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një rrahje në Pallatin e Drejtësisë mes dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ajo tha se me urdhër të prokurores kujdestare, një person është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Rasti te cilit ju keni referuar mund t’ju njoftojmë se sot, me urdhër të prokurores kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Personi i ndaluar dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj punonjësit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, tha Ulaj.