Në ambientet e KQZ-së, këtë të mërkurë u prezantua platforma elektronike për forcimin e monitorimit të financimit për partitë politike, aktivitet ku ishin të pranishme edhe ambasadorja e SHBA dhe ajo e BE. Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann, tha se lufton korrupsion.
Celibashi tha se platforma elektronike për forcimin e monitorimit të financimit për partitë politike, nuk do të zgjidhe të gjithë problemet me financimin e subjekteve, por do të ndihmojë për një mbikëqyrje efikase.
Ai u shpreh se qëllimi i platformës është përmirësimi i shërbimit dhe cilësinë e të dhënave të cilat do të sigurohen më lehtësisht.