Megjithëse jemi në stinen e vjeshtës, temperaturat ditën e sotme pritet të arrijnë vlerat 24 gradë celsius. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të dynden drejt zonave bregdetare.
Durrësi, një nga destinacionet lehtësisht te arritshme, të paktën për qytetatët e Tiranës, sot të krijonte idenë e një dite vere, të rinj, të moshuar dhe femijë ishin zhveshur duke bërë plazh ose pushuar buzë bregut.
Në plazh nuk mungonin as shitësit ambulant që të ofronin të gjitha lehtësirat për një ditë plazhi normale. Megjithatë, në Durrës një vend të rëndësishëm zënë pushuesit nga Kosova, të cilët janë të “dashuruar” me këtë qytet.
Drejtuesi i një prej hoteleve më të mëdha në Durrës, thotë për Tirananews.al se punën e tyre në këtë stinë e mbajë në këmbë pushuesit nga Kosova, të cilët vijnë dhe kalojnë fundjavën në kompleksin e tyre.
/Tirananews.al


