Ish-deputeti Spartak Braho, ka propozuar një penalitet të ashpër për ata që guxojnë të kërcënojnë prokurorët apo njerëzit e drejtësisë.
“Plumb kokës kush kërcënon prokurorët dhe njerëzit e drejtësisë!”, tha Braho në një intervistë televizive.
Dy prokuroret janë marrë në mbrojtje pasi u vunë në shënjestër të një grupi kriminal që sipas të dhënave drejtohej nga Laert Haxhiu.
Braho vë theksin tek domosdoshmëria për të ndihmuar SPAK të luftojë krimin dhe organizuar dhe propozon ndëshkim të rëndë për kërcënuesit e drejtësisë
“Kur kërcënohet një prokuror apo hetues duhet të godasë plumbi kokës se nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe nuk kemi bërë gjë për të mbrojtur SPAK. Duhet mbrojtur me veprime ekstremisht të forta. Reagime të tilla që të mësojnë mirë ata që mendojnë, që nisin të mendojnë pa le të veprojnë kundër jetës së prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë. Që plumbi i kokës është pak. Këtë duhet ta bëjë ky shtet. Duhet të ngrejë zërin fort SPAK dhe ai që merret me normat. Plumbin kokës kujtdo që rrezikon jetën punonjësit të drejtësisë” tha Spartak Braho.
Ai sugjeron dhe një trupë policore të pavarur që do ta mbronte SPAK.
“Kam hedhur idenë që SPAK duhet të ketë trupën e tij policore të pavarur. Duhet të jetë një trupë e re të rregullohet me ligj e vendim qeverie sepse edhe policia është në ditën e saj më të keqe”, përfundoi ai.