Një shqiptar është plagosur me një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Menidi të Athinës. Të shtunën e kaluar, shqiptari nga Fieri, ka shkuar në një festë në këtë lagje në momentin që po mblidheshin karriget.
Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë. Në sherr ka hyrë dhe një 35-vjeçar grek, i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin. Sherri u mbyll atë ditë, por dje shqiptari shkoi i armatosur në të njëjtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjecarit grek dhe duke e plagosur në këmbë.
Duke u larguar, ai është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armën ka arritur ta marrë 35-vjeçari grek, i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë. Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.