Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.
Në pranga është vënë një 45-vjeçar, i cili me motor po e çonte kokainën në doza të vogla tek klientët.
“Në kuadër të operacionit “Klienti” u arrestua A.H. Ky shtetas në rrugën “Prokop Mima” po lëvizte me motor ku gjatë ndërhyrjes së policisë ka hedhur në tokë dy kartopeceta brenda së cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar llojit Kokainë. Këtë lëndë e kishte bërë gati për t’ua çuar klientëve që e kishin porositur”, thotë policia.
Nga kontrolli i banesës ju gjet dhe një sasi tjetër Kokaine, në total 306.2 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.