Një vendim thelbësor për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE, e ka cilësuar eurokomisioneri Johanes Hahn vendimin pozitiv të Gjermanisë për çeljen e negociatave me BE.
“Shumë mirëpritur votimi i sotëm në Gjermani në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mirënjohja e përparimit konkret është thelbësore për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe besueshmërinë e BE”, shkruan Hahn.