këngëtari i njohur britanik, Liam Payne është dërguar me urgjencë në spital, teksa ka qenë me pushime me të dashurën e tij, pasi vuante nga dhimbjet e rënda të veshkave. Ai u ndje keq gjatë një udhëtimi në Komo të Italisë, ndërkohë që ka qenë me të dashurën e tij, Kate Cassidy, raporton “The Sun”.
Dhimbjet e veshkave i nisën këngëtarit muajin e kaluar, kur iu desh të anulonte të gjitha koncertet në Amerikën Latine për shkak të një infeksioni në veshka. “Kjo është diçka që nuk do t’ia uroja askujt dhe doktori më urdhëroi të pushoja dhe të shërohesha”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Sipas burimeve të afërta ai kishte shkuar në Itali për festuar përvjetorin e parë të lidhjes së bashku më të dashurën e tij, Kate Cassidy.
