Në skenën magjike të ”X Factor Albania”, mbrëmë në finale ishte Arbana Osmani. Ajo dha një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm. Teksa shumë është aluduar për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë, ajo i dha të gjitha përgjigjet.
”2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve. E vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale. Sukses, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale.
Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në Big Brother. Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time. Se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm.
Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. Pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje. Po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time”.