Instagrami i Luizit ka shkaktuar debate, pasi nuk dihet se kush po e mban tashmë profilin me mbi 600 mijë ndjekës. Miku i këngëtarit, Mario Deda ka treguar se Instagrami aktualisht nuk është në menaxhim nga Top Channel.
Mario ka pohuar se “Luizi ka firmosur një prokurë për Instagramin pasi dikush po ia mban peng dhe s’po ia dorëzon atyre që ka autorizuar me vetëdije” këngëtari.
Mario shton se Instagrami i Luizit nuk është në duar të sigurta.