Pas Kuvendit të Rithemelimit PD, Bashën mjaft po e thërrasin deputet dhe jo kryetar.
Ai i është përgjigjur pyetjes së moderatores Eni Vasili se si duhet ta thërriste.
Eni Vasili: Si të të thërras deputeti Basha apo kryetari Basha?
Lulzim Basha: Atë e keni në dorë ju dhe do të tregojë shumë. Unë jam kryetari i PD, i zgjedhur nga një proces transparent nga 80% e demokratëve me 4 kandidatë. Kam betejë shumë të vështirë për të udhëhequr.
Kuvendi i 11 dhjetorit? Kush e thotë këtë? Nuk ka patur kuvend në 11 dhjetor, ishte tubim. Mund ta thërriste Tom Doshi. Mund të ndërronte vulat. Nesër mund ta thërrasë, Rama, Dako, Meta. Për fat të keq gjithçka është manipuilim.