Stilisti Ardi Asllani tha në një intervistë për “Review” se simbolika e festave kombëtare keqpërdoret.
Sipas tij krahët e shqiponjës nuk i duhen vënë miss-eve, por duhet të kenë një paraqitje dhe përdorim më dinjitoz.
“Mendoj që herë pas here simbolika keqpërdoret në të gjithë gjënë. Ne çojmë një miss dhe i vëmë dy palë krahë, ne vishemi për të qenë seksi dhe vëmë dy shqiponja. Simbolika është keqpërdorur. Do më thuash ti ‘amerikanët bëjnë të njëjtën gjë’, por ata kanë të bardhën në mes që ndan blunë dhe të kuqen, është neutrale. Ne kemi të kuqen dhe të zezën shumë të fortë, nuk e kemi stilizuar, ata herë pas here e kanë stilizuar. Unë po flas nga pikpamja profesionale, stilistike,” – u shpreh Asllani.