Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Po kërcënon Kim Jong-un? “Mobilizojmë forcat bërthamore për përballje ushtarake me SHBA”

08:19 / July 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim jong un
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të mobilizojë forcat bërthamore. Duke folur në një ngjarje të organizuar në përvjetorin e Luftës Koreane, Kim ka thënë se Koreja Veriore është “plotësisht e gatshme për çfarëdo përballjeje ushtarake”, me Shtetet e Bashkuara, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Përgjatë fjalimit, Kim ka thënë se kërcënimet bërthamore nga SHBA-ja, bëjnë që Koreja Veriore të kryejë “detyrën historike urgjente” të forcimit të mbrojtjes. Sipas tij, SHBA-ja ka keqinterpretuar stërvitjet e rregullta ushtarake të Koresë Veriore duke i quajtur provokime.

Këto komente vijnë në kohën e rritjes së shqetësimeve se Koreja Veruore mund të jetë duke u përgatitur për testimin e shtatë bërthamor. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Pheniani mund të kryejë një test të tillë kurdo. Testimi i fundit bërthamor i verikoreanëve është kryer më 2017. Megjithatë, tensionet janë në rritje e sipër në Gadishullin Korean.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Korenë Veriore, Sung Kim, ka thënë se Koreja Veriore ka kryer testime të pashembullta të raketave këtë vit – 31, në krahasim me vitin 2019 kur ka testuar një numër rekord prej 25 raketash. Në muajin qershor, Koreja Jugore është përgjigjur duke lansuar tetë raketa. Ndonëse Lufta Koreane e periudhës 1950-1953 ka përfunduar me armëpushim, Koreja Veriore e konsideron atë si fitore kundër SHBA-së.

Festimet vjetore për “Ditën e Fitores” shënohen me parada ushtarake, fishekzjarre dhe vallëzime. Më 2018, Kim Jong-un ka zbatuar një moratorium për raketat balistike me rreze të gjatë veprimi, si dhe për testet bërthamore, pas bisedimeve që ka zhvilluar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Më 2020 Kim ka njoftuar se nuk do të zbatojë më atë premtim. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë vazhdimisht se është e gatshme të rinisë bisedimet, pa parakushte, mirëpo Koreja Veriore ka treguar pak interesim, duke kërkuar që fillimisht të hiqen sanksionet. /REL/

Kim Jong-un
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.